“Kur gratë mbështesin gratë” – Drenusha Latifi takohet me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

7 months ago 9

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka qenë e ftuar speciale në një event të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të organizuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo ndejë ka qenë një platformë për të theksuar përkushtimin e shtetit ndaj mbështetjes së të drejtave të grave dhe nderimit të kontributit të tyre në shoqëri.

Drenusha Latifi, e cila aktualisht gjendet në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje, ka gjetur mbështetjen e saj të plotë te Ministrja Haxhiu.

Kyçja e saj në luftën për të drejtat e gruas dhe sigurinë familjare është një shembull frymëzues për shumë gra që po përjetojnë sfida të ngjashme.

Në një postim në rrjete sociale, Drenusha ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke buzëqeshur krah Ministres së Drejtësisë. Mbishkrimi i fotos së saj me zonjën Haxhiu ka qenë i thjeshtë por i fuqishëm, vetëm me hashtagun “Gratë duke mbështetur gratë”, duke dërguar një mesazh të qartë të unitetit dhe solidaritetit midis femrave.

Ky akt simbolizon jo vetëm një marrëdhënie mbështetjeje reciproke mes dy grave të fuqishme, por gjithashtu shërben si një kujtesë për nevojën e vazhdueshme për mbështetje dhe ngritje të zërit kundër abuzimit dhe dhunës në çdo formë.

Interpretuesja e këngës “Pasoja Dashurie” ditë më parë u bë temë në të gjitha mediat rozë për denoncimin publik të dhunës fizike që ka përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh, gjatë bashkëjetesës gati nëntë vjeçare në Suedi. /Telegrafi/

Read Entire Article