Kur Shkëlzen Berisha denonconte Ilir Metën se porosiste vrasjen e kundërshtarëve

1 month ago 7
Reklamë

Prej disa vitesh ata janë në aleancë politike.

Por marrëdhëniet e Ilir Metës me familjen Berisha nuk kanë qenë kaq idilike.

Ai në fakt, ka qenë i vetmi njeri që ka urdhëruar arrestimin e Sali Berishës.

Më pas u bënë aleatë, për t’u prishur sërish në 2013.

Për disa vite me radhë, ata kanë shkëmbyer akuza të llahtarshme për njëri-tjetrin.

Në këtë “betejë” deklaratash, është përfshirë dhe vetë Shkëlzen Berisha.

Ai e akuzonte disa vite më parë Metën se porosiste vrasje të kundërshtarëve, duke iu referuar akuzave të Tom Doshit se Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij.

“Nga blloku i gjobave tek blloku i vrasjeve!

Kryetari i parlamentit eshte akuzuar me drejt per drejt nga nje deputet i mazhorances se ka dashur te eliminoje fizikisht, ate dhe nje deputet te opozites.

Akuza behet edhe me e besueshme per shkak te nje video ku personi i kontraktuar per te vrare Doshin artikulon drejt per drejt emrin e Metes si porosites te vrasjes.

Blloku i gjobave qe e detyroi Meten te jepte doreheqjen si minister, ngjan si loder krahasuar me bllokun e vrasjeve te Metes si kryetar parlamenti.

“Rilindja” duhet te tregoje se paku te njejtin standart qe mori dje ne opozite.

Mazhoranca duhet ta detyroje Meten e akuzuar si porosites vrasjesh, te jape doreheqjen nga posti dhe imuniteti per t’i hapur rruge drejtesise te hetoje, jo kryetarin e parlamentit por njeriun e blloqeve”, shkruante Shkëlzeni.

Që prej asaj kohe kanë kaluar shumë ujëra dhe tashmë i kanë harruar këto akuza.

Kanë të tjera halle, që tani i bashkojnë!

Read Entire Article