“Kur u tërhoqët nga Open Balkan nuk rraha gjoksin”, Çollaku-Ramës: Sqaro qëndrimet e qeverisë në raport me Kosovën

1 year ago 19
10:48 12/10/2023

Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama këtë të enjte. Deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se Rama duhet të sqarojë disa akte, deklarime, qëndrime të qeverisë në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj.

“Në rast se do të kisha bërë një bilanc për këtë temë për çështjen e Kosovës për bilancet politike midis meje, nesh dhe jush, raporti do të ishte shumë zhvendosur në favor tonin. Nuk jam këtu për këtë. Ju mbase s’e kujtoni, po për mua mbase ka qenë gjëja më e rëndësishme në këtë parlament. Fjala ime e parë në këtë sallë në ditën e parë të miratimit të qeverisë tuaj, ju kam kërkuar 2 gjëra: tërheqjen nga “Open Balkan” dhe ndalimin e marrëdhënieve disproporcionale me Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Keni gati një muaj e gjysmë që jeni tërhequr nga “Open Balkan”, vetëm e kam përshëndetur, nuk më keni dëgjuar këtu të vij të rrah gjoksin të them kisha të drejtë apo ju e kishit gabim. Kur kryeni një akt të mirë, nuk kam asnjë kompleks t’iu përshëndes për atë që kryeni. Por motivi pse ju kam thirrur në këtë interpelancë sot, mendoj që shkon përtej betejave politike, nuk jam këtu as t’iu shaj, fyej as të stimulojë asnjë lloj sensibiliteti, por mendoj se ky parlament sidomos opinioni ka të drejtë të sqarohet për disa akte, deklarime, qëndrime, tuaja, të qeverisë tuaj në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj”, u shpreh Çollaku./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article