Në qytetin e Budvës është larguar baneri “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili ishte vendosur ditë më parë në hyrje të këtij qyteti.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili ka thënë se ky gjest përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira.
“Baneri i turpshëm luftënxitës është hequr. Si një gjest që përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira të Budvës dhe Malit të Zi, unë u kërkoj ndjesë të sinqertë fqinjëve tanë në Kosovë për vendosjen e tij më herët”, ka shkruar ai në X.
Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se baneri me mbishkrimin luftënxitës është hequr nga inspektorati komunal. /Telegrafi/
The disgraceful warmongering banner has been taken down. As a gesture representing the genuine sentiments of Budva and Montenegro's well-intentioned citizens, I extend our heartfelt apology to our neighbors in Kosovo for its initial placement. pic.twitter.com/zfZfntmj01
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) December 16, 2023