“Kurthi” i Vuçiqit për krijimin e një “Republikë Serbe” në Kosovë – Eksperti: Letra përmbyllëse e Borrellit është absurde!

2 months ago 7
Reklamë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë para dy ditësh ka shpërndarë një blog të Përfaqësuesit të Larte të BE-së Josep Borell rreth dialogut Kosovë – Serbi i cili reflekton për këtë proces pak para largimit nga kjo pozitë.

Borell i ka bërë një përmbledhje zhvillimeve të dialogut duke përmendur edhe momentet e rrezikshme si protesta e serbëve të veriut, të cilët plagosën afër 100 ushtarë të KFORit dhe Banjskën ku u vra një polic i Kosovës.

Borell ka thënë se me dialogun në Bruksel së shpejti do të merren njerëz tjerë, të cilët sipas tij do t’i vëzhgojnë me kujdes Kurtin dhe Vuçiq.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu ai ka theksuar se është thelbësore për të zhbllokuar një të ardhme evropiane për të dyja palët dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në BE me rezultatet e dialogut e ka komentuar për gazetën “Bota sot” Amir Shabani, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shabani e ka konsideruar si të padrejtë fajësimin e të dy palëve për mungesën e rezultateve në dialog, duke theksuar se ishte Serbia ajo që kreu sulm mbi Kosovën dhe që as nuk u ndëshkua për veprimin e saj.

“Borrell tani më po përfundon mandatin e tij si përfaqësues i lartë i politikës së jashtme të BE-së dhe në këtë kontekst ai bëri një rezyme edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka treguar me përpikëri ecurinë e këtij dialogu, me sfidat dhe sukseset e arritura (aq sa do ishin), por parimisht ai e lë fajin tek krerët e dy vendeve të cilat nuk e kanë ndihmuar ecjen e këtij dialogu. Mirëpo, në fakt faji duhet qenë më shumë i njëanshëm, respektivisht ndaj Serbisë, pasi që ajo vazhdimisht ka penguar gjetjen e ndonjë zgjidhjeje apo edhe refuzimin e së njëjtës. Serbia kreu sulme në Kosovë dhe vrau nëpunës policorë, megjithatë ky veprim dhe jo vetëm, kanë mbetur pezull dhe pa dënim të merituar. Kështu që, mendoj se sikur t'i "ngushtohej" rrethi Serbisë nga ana e diplomatëve evropianë, do të shihnim rezultate më progresive drejt dialogut”, ka potencuar Shabani.

Ai e ka konsideruar si absurd kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në struktura të BE-së me themelimin e asociacionit.

“Sa i përket kushtëzimit për anëtarësim në KiE, e cila ka të bëjë me Asociacionin, mendoj se është absurde, pasiqë AKS-ja është plan kurthi i Vuçiqit në Kosovë për të krijuar një Republikë Serbe sikur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bashkimi Evropian duke i ditur dhe parë këto fakte, nuk duhet lejuar Serbinë të luajë kësisoj lojëra të rrezikshme dhe destruktive për rajonin, sepse një veprim i tillë do sjell ndikim të ri gjeopolitik nga aleatët e Serbisë, siç janë Rusia dhe Kina”, ka përfunduar ai.

Read Entire Article