Kurti: BE të ndëshkojë Serbinë; Gërvalla: Asociacioni ka sfida, por nuk i jep autonomi veriut

10 months ago 33

 Rreth dy muaj pas sulmeve të Banjskës, kryemnstri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti kërkesën për masa ndaj Serbisë. Një një deklaratë për media ai tha se duhet vepruar në kohë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Afrim Bunjaku.

ALBIN KURTI

KRYEMINSTËR I KOSOVËS

“Kohë më se e mjaftueshme që të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt të agresionit të Serbisë ndaj vendit tonë që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, dhe sigurinë tonë kombëtare. Për të mos ndodhur kjo është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-ve në njërën anë, por edhe sanksionet, masat ndaj Serbisë në anën tjetër. Nuk mund ta tolerojmë, durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit”

I pyetur për deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani se në draftin e Asociacionit ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi, Kurti tha se përmbajtja e tij mund të bëhet publik vetëm nga ndërmjetësuesit.

“Me 21 tetor kur ne morën draftstatutin i dhamë vërejtjet e kritikat tona. Tash i përket ndërmjetësit, fasilituesit evropian që ta bëjë publik draftin… ka aktorë të ndryshëm që mezi presin unë të bëj shkeljeje të proceseve e procedurave dhe kjo do e dëmtonte përfaqësimin e Republikës së Kosovës.”

Ndërsa ministrja për punët e jashtme, DOnka Gërvalla tha se drafti nuk është shumë i mirë por nuk ofron autonomi për veriun e Kosovës.

DONIKA GERVALLA

MINISTRE E KOSOVES PER PUNET E JASHTME

Drafti është jo shumë i mirë ka shumë sfida, respekton shumë prej shqetësimeve tona prej të kaluarën dhe mendoj se është një bazë e mirë për të punuar me të.  Ju siguroj se nuk ka asnjë tentativë apo përpjekje dhe vullnet të kësaj qeverie dhe institucioneve për të pranuar drafte të cilat janë në dëm të Kosovës”

Ministrja theksoi gjithashtu se nuk do të ketë më takime në Bruksel nëse nuk ka sinjale te qarta nga BE për të ndëshkuar Serbinë për sulmet e 24 shtatorit.

Read Entire Article