“Kurti e di mirë që kështu nuk hapet ura, por ky është qëllimi i tij”

1 month ago 12
Reklamë

Kryeministri Albin Kurti ka raguar sot pas protestës së serbëve në veriun e Kosovës, lidhur me paralajmërimin për hapjen e Urës së Ibrit. Kurti ka thënë se ‘për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë’.

“Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetet sociale.

Ndaj vendimit për hapjen e kësaj ure, kanë reaguar përfaqësuses të Bashkimit Evropian e të ambasadave, duke thënë se nuk është momenti që Kurti të ndërmarrë një vendim të tillë.

Lidhur me thirrjen e ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit Kurti, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj. Ai thotë se, tashmë është e qartë puna e kryeministrit Kurti, i cili ofron gjithҫka, përveq zgjidhjes.

Image

Leon Duhanaj

“Tashmë po besoj që secili njeri, që i bën analizë punës së qeverisjes Kurti, e sheh se gjerat të cilat i shpallë si "prioritet", i çon deri në atë masë që të degradojnë totalisht. Pra, Kryeministri Kurti, ofron gjithçka, veç jo zgjidhje. Është vërtetë fatkeqësi që në shekullin e XXI kemi një qeverisje të tillë të papërgjegjshme dhe një masë qytetarësh të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë mashtrimin e tij”, vlerëson ai.

Duhanaj thotë se kryeministri Kurti e di që asgjë nuk mund të arrihet pa koordinim më shtetet e QUINT-it.

“Kryeministri Kurti e di shumë mirë, se asgjë, bash asgjë, nuk arrihet pa koordinim me shtetet e QUINT-it, njëherësh edhe sponsor të lirisë, pavarësisë dhe sigurisë së Kosovës. Si ka mundësi atëherë që një njeri që pretendon të jetë normal, të bëjë lëvizje të tilla, kjo për shumëkënd mund të jetë e pakuptueshme. Për mua, nuk është e pakuptueshme, sepse ka vite që e kam deshifruar agjendën e Kurtit, dhe ketë e them vazhdimisht. Se Kosovës nuk i duhen armiq, kur e ka një kryeministër siç është Kurti, e i cili operon me agjenda të huaja, me agjenda pansllaviste. Mjafton veç t'i shohim vendimet në vazhdimësi, i ka marrë në ketë formë, duke shkaktuar me shumë dëme se sa që ka ndonjë ide për zgjidhje”, vlerëson ai.

Sipas analistit Duhanaj, kryeministri Kurti e di që nuk hapet ura në këtë mënyrë, mirëpo mundohet të zhvendos vëmendjen e opinionit nga problemet reale.

“Ai e di mirë se kështu nuk hapet ura, por ketë e bën qëllimshëm, sa për të krijuar një gogol të ri. Një temë të nxehtë e cila merr vemendjen e opinionit publik dhe e zhvendos fokusin e qytetarëve nga problemet reale. Kryeministri Kurti tashmë e ka kuptuar se rinia e mbështetjes për të ka marrë rrugë konkrete dhe do të bëj çmos, që të gjej mënyra që para zgjedhjeve, ta nxejë situatën, në mënyrë që të ketë kur ta luaj patriotin dhe t'i mbaj gjallë mashtrimet karshi militantëve të tij, qoftë edhe duke e dëmtuar interesin shtetëror e kombëtar”, vlerëson Duhanaj.

Read Entire Article