“Kurti e ka kuptuar mirë...”, diplomati shqiptar mbështet fuqishëm kryeministrin pas refuzimit të takimit: Ky është qëllimi i Vuçiqit!

2 months ago 8
Reklamë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Agim Nesho, i ka dhënë të drejtë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që refuzoi takimin e paraparë të mbahej me 26 qershor në Bruksel, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Kurti vendosi tri kushte për t’u takuar me presidentin Vuçiq: 1. Formalizimin e marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2. Tërheqjen e letrës së rezervimit e deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

Duke i komentuar këto kushte, diplomati shqiptar, ka thënë se reagimi i kreut të ekzekutivit të Kosovës është korrekt, pasi ai mbron sovranitetin e Kosovës.

“Përgjigja e Kryeministrit është tepër korrekte kur merr parasysh që pozicioni i tij është mbrojtja e sovranitetit të Kosovës. Zoti Kurti nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka evidentuar ato probleme që BE duhet t’i kishte zgjidhur përpara se të niste ky dialog”, ka thënë Nesho.

Ai më tej ka akuzuar Vuçiqin se po don të blejë kohë, për të minuar iniciativën e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.

“Sot gjithmonë e më shumë po duket se Beogradi dhe Vuçiq, jo vetëm nuk kanë vullnetin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, por blejnë kohë dhe punojnë për ta minuar këtë iniciativë të Perëndimit, që do të sillte njohjen de facto dhe de juro të Kosovës nga Serbia”, ka thënë diplomati për “Bota sot”.

Ai ka kërkuar që ndërkombëtarët të ndryshojnë politikën ndaj Beogradit.

“Duket që zoti Kurti e ka kuptuar mirë dhe më shpejt se sa Evropa e Bashkuar se Serbia ka një regjim nacionalist që reflekton politikat e vjetra shoviniste, dhe sillet me Evropën si në Konferencën e Munih-ut, ku evropianët që kërkonin paqen, sollën luftën duke toleruar regjimin nazist. Perëndimi duhet të ndryshojë politikat e tij ndaj Serbisë”, ka shtuar ish-ambasadori.

comment

Read Entire Article