“Kurti e kapi mat edhe Vuçiqin”/ Vetëm kështu Serbia mund ta dorëzojë Radoiçiqin

2 months ago 5
Reklamë

Ndër tri kushtet që kryeministri Kurti vendosi për tu takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ishte edhe ai që Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij të cilët kryen sulëm terrorist në Kosovë në shtatorin e vitit të kaluar.

E pikërisht kjo pikë, si duket është bërë problematike për Serbinë, gjë e cila qoi edhe në dështimin e takimit trepalësh në Bruksel.

Por kjo lëvizje e Kurtit po vlerësohet si shumë e qëlluar edhe e mirë menduar.

“Unë e shoh kushtin e Kurtit, për dorëzimin e Radoiçiqit organeve të drejtësisë si kusht për takimin me Vuqiçin si një lëvizje shumë të mençur dhe gjithashtu shumë të arsyeshme! Sidomos ky kusht ja ka bërë te qartë BE-së, se heshtja dhe injorimi i faktit se Radoiçiqi ka kryer akt terrorist nuk do tolerohet më nga shteti i Kosovës!”, shprehet Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së partisë Guxo.

Sipas tij, më këtë kusht, Kurti e kapi “mat” Vuçiqin.

Image

Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së partisë Guxo.

“Ky kusht për dorëzimin e Radojqiçit te organet e drejtësisë në Kosovë e ka kapur "mat" edhe Vuqiçin i cili s'ka më si ta arsyetoj mos dorëzimin e Radojqiçit në Kosovë ku edhe e ka kryer aktin terrorist! Kushti i Zt. Kurti, qe të dorëzohet Radoiçiq ishte një grusht i rëndë dhe i pa pritur për Vuqiçin si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe atë brenda Serbisë!”, shton Gacaferi.

Por a do ta dorëzojë Serbia terroristin serb tek shteti i Kosovës?

“Unë nuk besojë qe Vuqiq do e dorëzojë Radoiçiqin të organet e drejtësisë në Kosovë! Por nëse shtohet presioni ndërkombëtar për ta dorëzuar Radoiçiqin, jam shumë i sigurt se Vuqiq do ta dorëzojë tek organet e drejtësisë në Kosovë, për të shpëtuar lëkurën e tij! Pra gjithçka varet nga presioni ndërkombëtar!”, thekson Gacaferi.

“Dhe për fund, unë jam i bindur se zt. Kurti, ka vepruar në mënyrë gjeniale duke ja lënë Vuqiçit, "ngile" taktikisht dhe tani topi është në fushën e Serbisë!”, përfundon për “Bota sot” anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.

comment

Read Entire Article