Kurti i solli para aktit të kryer/ Veprimtari shqiptaro-amerikan flet për “dredhinë” Vuçiq – Macron - Rama dhe ka një thirrje për SHBA-në

2 months ago 17
Reklamë

Ish gjenerali ushtarak amerikan, Muharrem Maralusha, ka thënë se pas dështimit të takimit të 26 qershorit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, qëndron lidhja e Vuçiqit me Macronin, duke iu referuar një bisede telefonike, që mbylli çdo derë që mund të arrihej ndodnjë gjë pozitive në dialog.

Sipas tij, Vuçiqi dhe Macroni i bënë “kurth” Kurtit me këtë takim, por që kryeministri e dinte planin e Vuçiqit.

“Vuçiqi dhe Macroni ranë dakord që Albini duhet ta pranojë krijimin e zajednicës, të përpiluar në Beograd. Të njëjtin që privatisht e ka pranuar. Vuçiqi mendonte se ky takim i fundit do të ishte si një kurth për Kosovën që Kosova do bjen duke menduar se Trumpi do të fitojë në nëntor. Por këtë kurth, Albini nuk e hëngëri, dhe kushtet e Albinit, Vuçiqi nuk i pranoj, arsyeja ishte që Albini e dinte planin e Vuçiqit”, ka shkruar mes tjerash Maralusha në profilin e tij në Facebook.

E këtë deklaratë e ka mbështetur veprimtari shqiptaro-amerikan dhe anëtari i Bordit të Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane, Hafiz Shala.

Shala, e ka dërguar në adresë të gazetës “Bota sot”, një koment të cilin ia ka bërë Maralishës në postimin e tij, ku ka theksuar se Kurti e solli Vuqiqin para aktit të kryer në sy të të pranishmëve, posaçërisht me aktualizimin e sulmit terrorist të Banjskës.

Image

Hafiz Shala

“Kjo ka qenë e parapërgatitur dhe e pritur nga Macron në marrëveshje me Vuqiqin për ta akuzuar Albinin, ashtu siç po bëjnë edhe tani, sepse ky nuk deshi të takohet pasi i paraqiti tre kushte të cilat ishte e ditur që Vuqiq nuk do t'i pranonte. Kurti, duke u bazuar në këto kushte, e solli Vuqiqin para aktit të kryer në sy të të pranishmëve, posaçërisht me aktualizimin e sulmit terrorist të Banjskës.

Serbia është kukulla dhe Macron aktori dhe dirigjuesi kryesor i Serbisë, me çka vërtetohet nga teza që kam përmendur disa herë në shkrime të mia, ani pse asgjë e re, se Franca ndau veriun në vitin 1999 duke premtuar Serbisë kthimin si territor të saj, jo menjëherë por në etapa, duke shpresuar për ndryshime në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e Trumpit dhe një kryeministër të ri, ku "gjërat do të vijnë në vendin e vet”".

Ai ka theksuar se çdo gjë është bërë me paragjykim për të arsyetuar gjoja dështimin me refuzimin e takimit nga ana e Kurtit pa i përmendur kushtet e refuzuara nga Vuqiqi.

Po ashtu, Shala u shpreh se Edi Rama ka një rol kryesor në tentativën për të demaskuar dhe poshtëruar Kurtin si të “parëndësishëm dhe antipaqësor”.

Edi Rama është edhe më i zi se Vuqiqi dhe Macroni në raport me Dardaninë, prandaj kombi shqiptar nuk mund të hyjë në asnjë lloj lufte pa e pastruar bërllokun nga shtëpia e tij.

Një tradhtar i tillë kalon edhe Enver Hoxhën, dhe kombi shqiptar nuk ka pasur një të tillë deri më tani në historinë e tij. Opozita dardane, aleate dhe bashkëpunëtore e këtij tradhtari me damkë të cilën do ta mbajë përjetësisht”, ka nënvizuar ai.

Veprimtari shqiptaro-amerikan ka bërë thirrje që të hapet ura mbi ibër, në mënyrë që Macroni dhe Vuqiqi të vendosen para aktit të kryer.

“SHBA-së duhet t'i thuhet të hapur dhe duhet lutur që të na ndihmojnë dhe mos të na pengojnë në këtë iniciativë.

Përndryshe, Kryeministri duhet të mbajë referendum për të kërkuar mendimin e popullit, sepse lufta për mbrojtjen e sovranitetit po na imponohet dhe është diçka e pashmangshme.

Derdhem mjaft gjak, por duket se nuk po merret parasysh.

Kombi, pa dyshim, do të bashkohet, sepse Dardania dhe pastaj edhe Shqipëria janë në pyetje.

Kjo nuk është populizëm, por realitet.

Evropa në radhë të parë, por edhe Amerika, miqtë tanë, duhet të na marrin më seriozisht.

Prandaj, unë pajtohem dhe bashkohem me Gjeneral Maralushën.

Hafiz Shala New York”, ka përfunduar Shala.

Read Entire Article