KURTI komenton marrëveshjen Itali-Shqipëri

2 hours ago 23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri dhe qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Gjadër. Kurti është pyetur në një intervistë për Euractiv, nëse ky model marrëveshje duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Ai është shprehur se kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme, duke theksuar shqetësimet për të drejtat e njeriut.

Ai thotë se ndërtimi i qendrave të riatdhesimit, si ato në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, mund të rrezikojnë respektimin e të drejtave të individëve të burgosur.

“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen?”, u shpreh ai, duke shtuar se qendra të tilla do të rëndonin në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Kurti thotë se në një situatë urgjence, një pranim i përkohshëm emigrantësh edhe mund të merret në konsideratë, megjithatë nuk shprehet kundër idesë së përsëritjes së modelit italian.

“Po flasim për qenie njerëzore këtu, të cilat duhen trajtuar me kujdes”, është komenti i tij.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e sheh marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë si një model të suksesshëm, duke i inkurajuar vendet anëtare që ta përdorin si referencë për të përballuar krizën e emigrantëve.

Read Entire Article