Kurti, ushtarëve të FSK-së: Trashëgimia e gjithçka përfaqëson Adem Jashari është përbashkuar te ju

3 months ago 12
Reklamë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përpara ushtarëve dhe policëve tha se parakalimi i tyre sot, në sheshet qendrore të Prishtinës i mbush me krenari dhe u jep ndenja sigurie.

Kurti tha se armët që sot ushtarët e Kosovës mbajnë në duar, janë aq moderne e të llojllojshme dhe sipas tij, janë zgjatime të duarve të fuqishme të ushtarëve të Kosovës.

Sot, ritmi i hapave tuaj, i zhurmës së çizmeve që i keni mbathur na kthen në ritëm të zemrave tona, neve që ju shohim me kaq admirim.

Armët që ju i mbani shtrënguar në duar, këto armë aq të llojllojshme e kaq moderne, shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë, janë zgjatime të vetë duarve tuaja të fuqishme në gatishmërinë e përhershme për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë dhe sovranitetin, integritetin territorial dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”.

“Jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së.

Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare, e veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit.

Është arritur falë më shumë se dyfishimit të buxhetit për ushtrinë, rekrutimit të 1 mijë e 852 ushtarëve të rinj, të cilëve këtë vit do t’i bashkohen edhe 300 të rinj, trefishimit të investimeve në armatime, prej nga ushtarët tonë që vetëm para pak kohësh kishin vetëm armatim të lehtë, tani janë pajisur me armë të kalibrave të rëndë, me mijëra tyta artilerie dhe deri me dronët Bayraktar,të cilëve së shpejti do t’i shtohet edhe sistemi amerikan raketor anti-tank ‘Javelin’”, tha Kurti.

Read Entire Article