Kush është Roberto Moreno, trajneri i cili po flitet që do marrë drejtimin e Kosovës?

10 months ago 38

I lindur në shtator të vitit 1977, Roberto Moreno mori hapat e parë në karrierën e tij si trajner që në moshë të hershme.

Moreno e nisi karrierën e tij profesionale si trajner në vitin 2003, duke drejtuar fillimisht disa klube lokale në vendlindjen e tij në qytetin e L’Hospitalet (qytet në Kataloni).

Pasi punoi si skaut i Barcelonës përgjatë sezonit 2010/2011, Moreno punoi si ndihmëstrajner i Luis Enriques tek Roma në sezonin 2011/2012, tek Celta Vigo në sezonin 2013/2014 dhe tek Barcelona në një periudhë trevjeçare (2014-2017).

Në mars të vitit 2019, Moreno mori drejtimin e Spanjës pas largimit të Luis Enriques për arsye personale.

Më datë 26 mars 2019, Moreno bëri debutimin e tij në stolin e “Furisë së Kuqe” në një fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Maltës. Ai drejtoi edhe dy sfida tjera pas kësaj, ndaj Ishujve Faroe dhe Suedisë.

Pas tri ndeshjesh në krye të Spanjës si trajner i përkohshëm, Moreno u emërua si kryetrajner i ekipit më datë 19 qershor të vitit 2019, pasi Luis Enrique dha dorëheqje për shkak të sëmundjes së vajzës.

Pas aventurës me Spanjën, më datë 28 dhjetor 2019 ai mori drejtimin e ekipit francez të Monacos, duke zëvendësuar Leonardo Jardim.

Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me rezultat 2-1 ndaj Reims në Kupën e Francës, ndërsa në ligë e ndali me barazim 3-3 liderin Paris Saint-Germain.

Moreno u rikthye përsëri në Spanjë, kësaj radhe tek Granada aty ku nënshkroi një kontratë dyvjeçare.

Fatkeqësisht, aventura e tij me klubin spanjoll nuk shkoi sipas parashikimeve dhe ai u shkarkua pas një viti për shkak se kishte gjashtë humbje në shtatë ndeshje.


Rekordi i Roberto Morenos si trajner:

Ndeshje: 51

Fitore: 18

Barazime: 15

Humbje: 18

Gola të shënuar: 82

Gola të pësuar: 69


/Telegrafi/

Read Entire Article