Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar dy operacioneve në rreth 6 muaj, ndërsa duket se i ka besuar të njëjtit grup mjekësh, të drejtuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.
BalkanWeb mëson gjithashtu pjesë e ekipit të mjekëve ishte edhe profesor Arben Beqiri, i cili në 2017, për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha, pak përpara zgjedhjeve parlamentare.
E ndërsa në prill, Kreu i Qeverisë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit, ditën e sotme Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale.
Operacioni i sotëm ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërsa ekipi që ka bërë ndërhyrjen në të dy rastet është i përbërë nga i njëjti grup mjekësh, ndër më të njohurit në QSUT.
Stafi i mjekëve të QSUT që kanë realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ndaj kryeministrit në të dyja rastet janë: Profesor Arben Gjata, shefi i kirurgjisë dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë; profesor Krenar Lila, shefi i anestezi-reanimacionit; profesor Arben Beqiri, krirurg; asistent-profesor Saimir Kuçi anestezist dhe doktor Dritan Rahovica, kirurg.
Pritet që Kryeministri të lerë mjediset spitalore gjatë ditës së premte.
Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:
Arben Gjata
Arben Beqiri
Krenar Lila
Dritan Rahovica
Saimir Kuçi
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb