Kush po bie në kurthet serbe? Flet Naim Miftari

2 months ago 5
Reklamë

Ish-eprori i lartëi UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai thotë se muajt në vijim do të ketë ndryshime në procesin e dialogut.

Miftari flet edhe për ndërrimin e emisarëve perëndimorë të këtij procesi.

Ai pyet se kush do të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi.

“Jam personi i parë ku flitet shqip që kam vërejt menjëherë ndryshimin dramatik të qëndrimit të Gabriel Eskobarit ndaj Kosovës në favore të Serbisë, që e ka lidhur ngushtë me korrupsionin nga fondet e zeza serbe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësim dhe qëndrimet që mbajnë zyrtarët e deleguar në këtë proces sepse duhet ta dimë që nuk është çdo amerikan automatikisht mbështetës edhe për shtetin e Kosovës, janë shumë nga ata që korruptohen lehtë sepse ua ka shumë ëndja milionat e korrupsionit”, thotë ai.

Sipas tij, nra në këto kurthe bien fare lehtë edhe ata që mund t’i konsiderojmë si miq ndërkombëtar, sikurse ishte ish ambasadorit amerikan Dell, që u korruptua nga Bektel Enka, dhe miliona të tjerë nga ish qeveritarët e korruptuar të Kosovës.

“Pallmeri ishte dhëndër serb, Eskobari i korruptuar nga Serbia me gjithë grua, me faktet që dihen, dhe Grenelli i korruptuar dhe i dekoruar me letra nga shteti serb. Prandaj tash, kur i kemi të gjitha këto fakte publike, do të më kishte befasua shumë nëse emisari i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mos jetë dhëndër serb ose i korruptuar nga Serbia apo edhe nga Sarosi. Tash kemi një pro serb ma pak nga SHBA”, shton ti.

Sipas tij është zhvillim i rëndësishëm lirimi nga detyra e tij si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, Escobari.

“Ky veprim vjen pas një pune të plotë hetimore të revistës The Frontliner, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik. Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit të SHBA menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i The Frontliner, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat me ndikim”.

“Raporti detajonte pretendimet për lidhje financiare midis familjes së Escobar dhe organeve qeveritare serbe, duke sugjeruar një kompromis të neutralitetit të tij në dialogun e ndjeshëm Kosovë-Serbi”, thotë ai.

“Ky dialog është vendimtar për paqen në Ballkan, një rajon i dëmtuar nga konfliktet etnike dhe paqëndrueshmëria politike, prandaj në krye të këtij dialogu duhet të kemi vetëm diplomat të fuqishëm, që e njohin me rrënjë realitetin e historisë së kaluar, që nuk janë me asnjë element të shantazhuar, të shitur dhe nuk janë të korruptuar”, përfundon Naim Miftari.

comment

Read Entire Article