Kushti i Macronit për Vuçiqin, “zbulohet” prapavija: Vetëm shfaqje teatrale, Franca e bën për...

1 month ago 14
Reklamë

Terroristi Milan Radoiçiq edhe pse e kishte pranuar fajin e tij për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ende endet i lirë në Serbi.

Dorëzimi i tij është një nga tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti për të vazhduar dialogu apo takimet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Por, Vuçiq këtë kusht nuk e ka vetëm nga kryeministri Kurti, një kusht për Radoiçiqin i ka vendosur edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet ta arrestojë Radoiçiqin për muajin e ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, ka thënë Trajkoviq.

Ndaj, Trajkoviqit ka reaguar ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka quajtur Trajkoviqin shoveniste serbe, madje sipas tij, ajo është më shumë sesa vetë Vuçiqi.

“Rada Trajkoviç është vetë shoveniste serbe, ndoshta më shumë sesa vetë Vuçiqi, por tani i ka ndarë interesi politik, material e nacional, pasi Aleksandër Vuçiq i ka hedhur poshtë në kosh të plehrave të gjithë politikanët e vjetër serbë nga Kosova”, thotë Miftari.

Image

Naim Miftari

Sipas tij, Franca është mik e aleat serb dhe një kërkesë e tillë është vetëm farsë.

“Sa i përket arrestimit të mundshëm kjo do të ishte edhe është vetëm farsë, një shfaqje teatrale për ta paraqitur Macronin si mik të madh të Serbisë, i cili në të vërtetë Franca është mik e aleat serb, pothuajse njëjtë sikurse Putini dhe Rusia që janë aleatë serb. Serbia po luan fort në kartën e xehes së litiumit për Kosovën”, pohon ish- agjenti.

Ai kërkon që të arrestohen të gjithë urdhëruesit, trajnuesit dhe ata që armatosën grupin e Radoiçiqit, gjersa shton se ai është më i rrezikshëm në burg.

“ Nëse arrestohet vetëm Radoiçiqi që në fakt nuk do të rrinte në burg asnjë minutë për Kosovën nuk do të ishte mirë, e as e pranueshme pa i arrestuar Serbia të gjithë terroristët dhe sidomos ata që e urdhëruan, e armatosën dhe e trajnuan grupin e Radoiçiqit për ta pushtuar veriun e Kosovës dhe kjo dihet se asgjë nuk bëhet, as nuk është bërë në Serbi pa urdhrin e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit, Gashiqiti. Nëse nuk arrestohen të gjithë, atëherë edhe të verbërit e kuptojnë se një veprim i tillë i arrestimit vetëm i Radoiçiqit do të ishte vetëm një shfaqje. Për shtetin tonë, Kosovën më shumë rrezik paraqet Radoiçiqi kinse i arrestuar në serbi sesa i lirë siç është gjer sot, pasi nga hija armiku është shumë më i rrezikshëm sesa kur është i lirë, i zbuluar dhe nuk ka albi kinse gjendet në burg”, shton Miftari.

Read Entire Article