Kuvendi debat për kreun e grupit parlamentar të PD

1 year ago 17
Reklamë
10:46 21/09/2023

Seanca e sotme në Parlament ka nisur me diskutime sa i përket kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj lexoi një shkresë të Gazment Bardhit të paraqitur në Kuvend mëngjesin e sotëm, për një vendim të marrë nga grupi parlamentar i PD.

Ermonela Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur pak përpara zhvillimit të seancës plenare. Nga leximi i kësaj shkrese vërehet që këtu ka një replikë me kryetaren e Kuvendit për çështjen e qëndrimit që kryetarja e Kuvendit do të shprehet formësuar para Kuvendit lidhur me diskutimin mbi grupet parlamentare dhe për këtë arsye këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazment Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit parlamentar të PD. Detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë. Nuk bëjmë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit. Nuk e kuptoj pse nuk keni guxim ta lexoni shkresën.

Dashnor Sula: Nuk do dëshiroja të kisha replikë me ty. Ndjej keqardhje në deformimin që ndodh këtu kur je në atë karrige dhe të humbasë moralin si një juriste me përvojë. Sa i përket situatës së paprecedentë, ne nuk kemi futur parlamentin në këtë lloj situate të vështirë. Këtë e keni bërë ju, mazhoranca juaj e cila është selektive totalisht për të interpretuar rregulloren e kuvendit.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article