Kuvendi i “2 Shtatorit” të Bashës shkon në gjykatë

1 year ago 11
13:36 19/10/2023

Lulzim Basha kërkon që kuvendi i datës 2 Shtator 2023 për disa ndryshime statutore në Partinë Demokratike, të regjistrohet në gjykatë.

Sot në Gjykatën Civile është zhvilluar seanca për regjistrimin e këtyre ndryshimeve statutore të bëra nga Basha më 2 Shtator 2023.

Në këtë seancë ishin të thirrur nga gjykata si palë edhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar të udhëhequr nga Gazment Bardhi, si dhe përfaqësues i Rithemelimit të Sali Berishës, Çlirim Gjata.

Seanca e sotme u shty për në datë 25 Tetor pasi Çlirim Gjata duhet t’i paraqesë gjykatës prokurë përfaqësimi për palën e udhëhequr nga Sali Berisha.

Në përfundim të seancës së sotme, Gjata tha për gazetarët se kjo është çështje politike dhe jo e gjykatave.

Ndërsa përfaqësuesi i Lulzim Bashës, në përfundim të seancës tha për gazetarët: “Është procedurë rutinore. Ka një përpjekje për ta zvarritur nga aleanca e kullave. Në këto beteja ligjore PD ka triumfuar, do triumfojë dhe këtë radhë”.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article