Kuvendi i dërgon SPAK vendimin për Berishën

9 months ago 12
12:41 21/12/2023

Rreth 2 orë e gjysmë pasi parlamenti miratoi me votat e mazhorancës kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, institucioni i Kuvendit i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme, shkresën zyrtare.

“Kuvendi i Shqipërisë vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për dhënien e autorizitmit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në shkresën zyrtare të miratuar këtë të enjte e që mban firmën e Linda Nikollës./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article