Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, kush ishin tre deputetët që abstenuan

1 year ago 30
Reklamë

Parlamenti i Shqipërisë votoi me 117 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm tre abstenime për dhënien e autrozimit të SPAK për të arrestuar dhe kontrolluar banesën e Ahmetajt.

Tre deputetët të cilët nuk votuan pro apo kundër, ishin Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.

SPAK do marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetaj, i cili është në mungesë. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë SPAK.

Top Channel

Read Entire Article