Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha batuta me gazetarët: Të urojmë për Vit të Ri se pastaj do…

9 months ago 14

Teksa Kuvendi i hapi dje rrugë kërkesës së SPAK për ta arrestuar, Berisha në fund të konferencës për mediat nuk i kurseu batutat.

Ai i kërkoi gazetarëve që të mbyllnin konferencën dhe më pas të uroheshin për vitin e ri se do të ketë obligime të tjera më pas. Kaq mjaftoi që në sallë të nisin të qeshurat.

“Ta mbyllim tani, të urojmë për vitin e ri se pastaj do të kem obligime të tjera (qesh bashkë me gazetarët)”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article