Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Akt antikushtetues! Vendimi na mobilizon në shkallën më të lartë

9 months ago 10
10:23 21/12/2023

Kuvendi votoi këtë të enjte me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Vetë ky i fundit, i cili ndodhej në sallë, por nuk pranoi ta merrte fjalën, e cilësoi akt antikushtetues e antidemokratik.


“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore,  për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi më datë 9 Shtator, 2 vite me parë. Nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin e shkatërrimit të opozitës, por do e mobilizojë në shkallën më të lartë, nën moton o sot o kurrë. Ajo që mund të them është se parlamenti nga klandestinitetit, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot jo nga dyer zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që ka hapur me parlamentit nga zyra e Skënder Gjinushit. U fut nga vrima e miut në parlament. E garantoj se kjo opozitë dot ë qëndrojë e pamposhtur”.

I pyetur përse nuk foli në seancë, ish-kryeministri u përgjigj: “Gjithçka është e paligjshme, gjithçka është antikushtetuese”./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article