Kuvendi i Lidhjes Demokratike/ Analisti: Për të vazhduar rrugën e rugovizmit njëri nga këta dy persona duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së

11 months ago 20

Nesër, ditë e diel, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor për zgjedhjen e organeve të reja udhëheqëse të partisë.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor nën sloganin “Rruga e re”, duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen.

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LDK, që po kërkon rrugë të reja, i kanë vetëm lajthitje dhe mashtrim.

Ai madje ecurinë e LDK-së, e ndan në dy pjesë.

“Këta të LDK janë thjeshtë në lajthitje, në mashtrim duke kërkuar Rrugë tjera të reja. Këta sikur kanë harruar se deri më tani LDK-ja ka kaluar nepër dy rrugë dhe nuk ka nevojë për një të tretë. Por veç duhet të zgjidhën organet e partisë.

E para, Rruga e rugovizmit

Këtë rrugë e trazoj që na dhjetori i viti 1998 themeluesi i saj dr Ibrahim Rugova. Ishte kjo rrugë krenaria dhe madhështia e shtetndërtimit dhe lirisë së Kosovës me shumë sakrifica dhe përkushtim, rrugë e cila i hapi shtigje dhe horizonte të reja Kosovës.

Kjo rrugë edhe duhet të vazhdohet, nuk mund të ndërtohet një tjetër rrugë mbi rrugën e rugovizmit. Ky do të ishte anashkalim dhe tradhti mbi mbi pikëpamjet dhe filozofinë rugoviane rrugë e pa tjetërsueshme për LDK nëse do të mbetet në skenën politike. Rruga e rugovizmit është e vetmja rrugë dhe mundësi që LDK të qëndroi, të ecë përpara në skenën politike. Këtë më së miri e tregoni se rruga rugoviste i fitoi të gjitha zgjdhjet e pasluftës për së gjalli të Rugovës, ishte e pathyeshme.

Për të vazhduar rrugën e rugovizmit duhet edhe udhëheqës tjerë, jo këta që nuk dijnë se çfarë është rruga e rugovizmit, të cilën tani kishe po kërkojmë Rrugë te Re.

Për të vazhduar Rrugën e rugovizmit më të përshtatshmit që të dielën e Kuvendin e 10 të zgjidhet për kryetar, është Naser Rugova ose Anton Çuni.

Këta, si dy rugovas të fundit që kanë mbetë në LDK në të kundertën LDK do shkojë teposhtë”, thotë ai.

Sipas tij, periudha e dytë ishte, katastrofë për LDK-në, sepse në krye të saj erdhi Isa Mustafa, i cili ispas tij, ishte antirugovist.

"E dyta, Rruga e antirugovizmit në krye me Isa Mustafën

Kjo rrugë u mor me zor nga anti-rugovisti Isa Mustafa qysh në vitin 2011. Isa Mustafa ishte dhe mbetet një antirugovist i përbetuar i cili e rrëmbeu LDK me rrena dhe mashtrime të elektoratit dhe anëtarësisë së saj i cili doli kundër qëndrimeve dhe parimeve të LDK. Ai aty e krijoj edhe Klanin e vetë i cili zor që të thyhej, i ngjashëm me atë të Kalnit Pronto. Ai së shpejti posa u “rehatua” në LDK i theu të gjitha qëndrimet dhe parimet e anetaresisë dhe elektoratit duke bërë “arshillak”me PDK dhe Klanin Pronto dhe SHIK-un për interest e tij korruptive, sepse ishte një person i korruptuar. Në këtë menyrë LDK u nda në dysh; në LDK dhe në PDK ku mbrenda LDK flirtonin PDK dhe LDK asgjë nuk vendoste pa pjesën tjetër të LDK-së, pra PDK ku mbrenda LDK endeshin si në shtëpinë e vet. Kështu, me këtë qeverisje të LDK nga ana e Isa Mustafës LDK pësoi katastrofë. Për 10 vite sa Isa Mustafa ishte në krye të LDK nuk i fitoi asnjë zgjedhje. Ne ato të 14 shkurtit 2021 ra nën 12%, për herë të parë në historinë e saj. Dhe për këtë katastrofë të LDK askush Isa Mustafës nuk pati guxim t’i reagoi e le më pak t’i kërkoj përgjegjësi. Të gjithë që nga degët e LDK, Kryesia e LDK e deri te Kuvendi zhgedhor nuk kërkoj nga ai përgjegjësi por përkundrazi në Kuvendin e parafundit atë pasardhesit e tij e lartësuan në kryetar nderi të përjetëshëm ndoshta edhe me poshtë LDK.

Prandaj, LDK-së nuk i duhet një rrugë e tretë e re falso nëpër të cilën as vetë nuk e dinë se ku do ta çojë pos në humner.

LDK, anëtarësia, elektorati i saj duhet ta dijë një gjë se për LDK nuk ka rrugë tjetër pos asaj qe e ka trasua dr Ibrahim Rugova me vlera të shumta kombëtare dhe atdhetare.

Në çdo rrugë tjetër LDK do të përmbyset edhe më shumë ne humnerë.

Ruaje Zot LDK nga nga jorugovistët, antirugovistet dhe shkatërruesit e saj, sepse ndoshta nuk dijnë se çfarë po bëjnë”, përmbylli ai për “Bota sot”.

Read Entire Article