Seanca e sotme plenare ka nisu me debat mes demokratëve. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit nga Foltorja e Kuvendit.
Basha: U bë një muaj që vendimet e PD-së injorohen nga ana juaj. Thatë që pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj, ju doni të vendosni sipas qejfit dhe dëshirës, jo sipas Kushtetutës dhe rregullores. Fshiheni pas rregullores së Kuvendit që nuk ju jep të drejtën të vononi me një muaj vendimin për t’i dhënë PD-së përfaqësimin që ka ky Kuvend.
E doni opozitën si t’ju dojë qejfi juaj. Jepini fund kësaj maskarade. Është detyra juaj të shpreheni pro Kushtetutës, pro kodit zgjedhor.
Bardhi: U emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleancë e kullave. Parafolësi ka marrë një dy kate në një kullë në zonat më të shtrenjta të Tiranës. Numëro njëherë katet e tua në një nga kullat më të shtrenjta. Ti je i vetmi që je vetëshpalur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhësh Grupin Parlamentar të partisë që pretendon se drejton. Je ti dhe dy tre njerëz që të ndjekin nga pas. Opozitën e ke me kolegët e tu se më kata mbrapa nuk ta mban.
Top Channel