Kuvendi rikonfirmon Gazment Bardhin si kryetar grupi të PD

11 months ago 18
Reklamë
15:46 21/09/2023

Felaj: Nuk ka ndryshim, kemi të njëjtat grupe parlamentare

Ndonëse Kuvendi e rikonfirmoi Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të demokratëve, edhe kjo e enjte prodhoi jo pak debat mes opozitës e mazhorancës.

Shkak i përplasjes verbale mes palëve u bë refuzimi nga drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj për të lexuar këtë shkresë që mban firmat e 28 deputetëve demokratë, të cilët konfirmojnë si kryetari grupi, Gazment Bardhin.

Ermonela Felaj: Ç’a ka këtu për të njohur që kryetar grupi është Gazment Bardhi, s’ka këtu njoftim të ri.

Gazment Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni, Ju nuk mund të bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.

Në kundërpërgjigje ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi sjelljen e mazhorancës akt armiqësor ndaj opozitës dhe në shkelje të Kushtetutës.

“Keni cipë, keni turp, keni ndërgjegjie politike. Po tejkaloni çdo ditë çdo limit. Po riktheni standardet më të shëmtuara. Po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese elementare. Skena të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti”.

Por Lulzim Basha i pyetur nga mediat jashtë Kuvendit, tha se refuzon të bëhet pjesë e ketij debati.

“Nuk merremi me tallavatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve”.

Përplasjet mes demokratëve për kreun e grupit vijnë pas shkarkimit që Basha i bëri Gazment Bardhit, duke ia deleguar kompetencat e tij Flutura Açkës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article