LA Lakers dhe Indiana Pacerc do të luajnë në finalen e madhe të Kupës NBA

10 months ago 42

Los Angeles Lakers dhe Indiana Pacers do të luajnë në finalen e Kupës inauguruese të NBA për një çmim prej 7.5 milionë dollarësh.

Lakers mundën mbrëmë në gjysmëfinale New Orleans Pelicans me rezultat 133:89, falë paraqitjes brilante të yllit kryesor LeBron James.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime në vetëm 23 minuta në parket, dhe Austin Reaves (17 pikë), Anthony Davis (16 pië), Taurean Prince (15 pikë), D’Angelo Russell (14 pikë) dhe Rui Hachimura (12 pikë).

Në anën tjetër, Trey Murphy ishte më efektivi me vetëm 14 pikë, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për ta bërë konkurruese skuadrën e tij.

Add it to the books — LeBron is the first player in NBA history with 30+ points, 5+ assists, & 5+ rebounds in under 23 minutes 👑 pic.twitter.com/2mLGtzEqt5

— Los Angeles Lakers (@Lakers) December 8, 2023

Indiana mundi Milwaukee me rezultat 128:119 falë 27 pikëve dhe 15 asistimeve të Tyrese Haliburton dhe 26 pikëve dhe 10 kërcimeve të Myles Turner.

Në Milwukaee, Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë dhe 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

LeBron James puts on an impressive and efficient (9/12 FGM) performance as the Lakers get the W and reach the Championship of the NBA In-Season Tournament!

Austin Reaves: 17 PTS, 5 REB, 7 AST
Anthony Davis: 16 PTS, 15 REB, 5 AST

Pacers-Lakers | Saturday at 8:30pm/et on ABC pic.twitter.com/JbZMqXrEnR

— NBA (@NBA) December 8, 2023

Finalja mes Lakers dhe Indiana do të luhet në Las Vegas të dielën, më 10 dhjetor në orën 2:30 të mëngjesit.

Çdo lojtar në ekipin fitues do të marrë gjysmë milioni dollarë, ndërsa çdo lojtar në ekipin humbës do të fitojë 250,000 dollarë. /Telegrafi/

🏆 THE CHAMPIONSHIP IS SET 🏆

One game to decide who wins the #NBACup!

The Pacers and Lakers will meet in the first-ever NBA In-Season Tournament Championship Saturday at 8:30pm/et on ABC! pic.twitter.com/qMfkX9WPrN

— NBA (@NBA) December 8, 2023

Read Entire Article