“La Vuelta 2024” nga Lisbona në Madrid, nisin përgatitjet për turin e Spanjës

10 months ago 11
11:01 20/12/2023

Vuelta a Espana 2024 do të nisë nga Lisbona më 17 gusht dhe do të përfundojë në Madrid më 8 shtator. Turi i Spanjës nis me nje garë kohore për pjesëmarrësit nga Lisbona në Oeiras të Portugalisë, e më pas vazhdon në 21 etapa përmes Portugalisë, Spanjës dhe 9 komuniteteve autonome.

Organiatorët thanë se itinerari përfshin katër faza në një lartësi mbi 5 mijë metra, 2 të tjera kohore, pesë në terren malor e fushor, 8 malore dhe 6 të tjera në rrugë fushore.

Drejtori i La Vuelta a Espana Javier Guilen dha detajet për organizimin.

“Ishte një sfidë sepse e dinim që itinerari i vitit të kaluar ishte shumë miqësor me median me shumë ikona të botës së çiklizmit. Dhe këtë vit ne donim ta mbanim këtë profil me patjetër! Ne kemi arritur që ta bëjmë këtë duke sjellë risi. Duke e bërë itinerarin më ndërkombëtar, duke filluar nga Lisbona, Portugali, dhe në vazhdim në javët e para në terren malor.”

Kjo është hera e dytë që Portugalia do të organizojë nisjen e madhe të Turit të Spanjës, ndërsa për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1997.

Turi spanjoll do të përfundojë sërish në Madrid, por finalja e madhe do të jetë një garë kohore individuale nga Distrito Telefonica deri në Telefonica Building përgjatë Gran Via-s të kryeqytetit spanjoll.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article