Labinot Tahiri e ndez atmosferën në Big Brother VIP Kosova

9 months ago 13

Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2, ka nisur me një super surprizë në nder të spektaklit të fundit për vitin 2023.

“Vëllai i Madh” u ka sjellë banorëve në oborrin e shtëpisë, këngëtarin Labinot Tahirin, të njohur për hitet e shumta.

Banorët i janë gëzuar pafund kësaj befasie, në veçanti Iliriana, e cila e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të.

Ai ka kënduar disa nga këngët e tij të njohura, ku edhe konkurrentët u argëtuan bashkë me të.

Labi shquhet tashmë për vokalin e tij dhe tani ka ndërtuar një karrierë të bujshme artistike.

Pas atmosferës, banorët vazhduan brenda me ngjarjet e tjera rreth Big Brother.

Pritet të shihet se kush do të eliminohet sonte (e premte) nga shtëpia më e famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Read Entire Article