Lagje të tëra në Durrës pa ndriçim, ‘skifterët’ përfitojnë nga terri, ‘kërdinë’ me vjedhje

8 months ago 10

Lagje të ndryshme të Durrësit janë zhytur në errësirë në mungesë të ndriçimit publik gjatë natës. Shqetësimi është ngritur sidomos gjatë muajit janar dhe janë rrugë të tëra që nuk kanë drita duke u bërë shkak për vjedhje të ndryshme. Bëhet fjalë për lagjet nr.5 , 7, 15, 17 e 18 të Durrësit.

Në këto netë të ftohta janari, të vetmet që ndriçojnë rrugët janë dritat e automjeteve që i përshkojnë ato.
Jashtë funksionit janë të gjithë shtyllat e ndriçimit LED, të instaluara muaj më parë në lagjen 5.

Për qytetarët, ndriçimi publik është kthyer në një luks, që megjithëse paguajnë taksat nuk arrijnë ta përfitojnë. Banoret thonë se në mungesë të ndriçimit kanë problem të madh vjedhjen që mund t’u bëhet banesave dhe dyqaneve nga hajdutet që përfitojnë nga errësira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article