LAJM I FUNDIT/ Përplasen dy automjete në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy fëmijë, transportohen me urgjencë në spital

9 months ago 22

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen  në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article