LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet makina në aksion ‘Fier – Fermë-Çlirim’, informacionet e para

10 months ago 26

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enea Verria.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bere të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një direkt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article