Lajm i keq për Kosovën, eksperti austriak vjen me paralajmërimin e fortë pas tërheqjes së Biden – ka një porosi për Kurtin!

1 month ago 5
Reklamë

Presidenti amerikan, Joe Biden, është tërhequr prej garës presidenciale për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Reagimet për këtë vendim kanë qenë të shpejta dhe të shumta, nga e gjithë bota.

Natyrisht, ky vendim pritet të ndikojë edhe për Kosovën, kjo pasi Biden është një mik i ngushtë i vendit tonë

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai tha se fushata dhe sulmet e Trump kanë ndikuar që Biden të tërhiqet nga gara për president.

Sipas tij, Kamala Harris nuk është zgjedhje e duhur, derisa parashikoi se ekziston mundësia që Michelle Obama ose Hilary Clinton të kandidojnë.

“Duke pasur parasysh kaosin që po shpaloset te demokratët dhe shtytjen e fortë për një mandat të dytë nga Trump, duket se shanset e Trump për fitore janë rritur ndjeshëm. Fushata e tij duke e quajtur Joe Biden, Luftëtari i Ftohtë, miku i Evropës, Ndërhyrësi i Fundit Liberal dhe mbrojtësi i Kosovës dhe Ukrainës boshnjake, ka minuar Joe Biden dhe ka ndikuar në tërheqjen e tij.

Emërimi i ri i mundshëm, Zëvendës Presidentja Kamala Harris, nuk ka të dhëna për Politikën e Jashtme dhhistori të qeverisjes ose përdorimit të fuqisë amerikan kundër armiqve tanë si Serbia, Rusia apo Irani. Ajo ka të ngjarë të mos ketë sukses në nëntor nëse nominohet në gusht.

Ekziston mundësia që ose Michelle Obama ose Hilary Clinton të kandidojnë dhe të fitojnë ose të bashkohen dhe të fitojnë me siguri”, deklaroi eksperti.

Image

Gunther Fehlinger.

Krahas kësaj, Fehlinger u shpreh se rikthimi i Trumpit në pushtet do ishte lajm i keq për Kosovën dhe Evropën, derisa shtoi se Kurtin e vendin tonë e presin telashe.

Madje, ai propozoi dhe bëri thirrjë që LVV dhe LDK të bëjnë koalicion

“Trump duket më i fortë se kurrë dhe fitorja e tij do ishte lajm edhe më i keq për Kosovën dhe Evropën se Trump 2024. Ai është më i zemëruar, më izolues, më proteksionist dhe më ksenofik se kurrë. Ekipi i Trump ka pikëpamje të qarta për Kosovën dhe kryeministrin Kurti dhe Kosovën i pret telashe nëse Trump zgjidhet sërish president.

Unë kam bërë thirrje disa herë që Kosova të ndërtojë një koalicion më të madh ndërmjet VV-së dhe LDK-së për ta afruar PPE-në në Evropë dhe GOP-në në SHBA me Kosovën dhe Kurtin të ndalojë së predikuari ungjillizimin e socializmit tek politikanët evropianë dhe amerikanë pasi ky nuk është roli i Kosovës. Kryeministri kaq i varur nga fuqia e zjarrit amerikan dhe paratë evropiane”.

Ndër të tjera, eksperti austriak paralajmëroi se një SHBA e ‘paralizuar’ do ta nxiste shtetin serb që ta sulmojë sërish Kosovës.

Po ashtu, ai kërkoi ndryshim të strategjisë nga Kurti, pasi po hyjmë në kohën më të rrezikshme tani që nga viti 2011.

“E vërteta e trishtueshme është se një Amerikë e paralizuar është një ftesë për Serbinë për të sulmuar Kosovën nën hijen e një ofensive verore ruse që do të vijë këtë gusht, pasi plani i Putinit për të rikthyer Trumpin në pushtet kërkon përshkallëzim të plotë në Ukrainë për të frikësuar evropianët e butë.

Gushti do të shohë përshkallëzimin absolut të luftës në Ukrainë dhe kush do ta mbajë krahun serb në dëshirën e tyre për të ripushtuar pjesë të Kosovës? Ambasadori Hill sigurisht që jo. Biden perceptohet si i dobët në Beograd dhe kjo do ta tundojë Vuçiçin ose elementët e tij mashtrues brenda ushtrisë së tij për të goditur. Gjermania është blerë me minierat e litiumit dhe ushtria serbe mund të jetë në Mitrovicë me shpejtësinë e dritës para se Biden të zgjohet dhe të jepet urdhrin e pushkatimit? Po hyjmë në kohën më të rrezikshme tani që nga viti 2011 dhe të gjithë e dimë dhe Biden, mbrojtësi i lirisë në Ballkan po shuhet dhe Kurti duhet të ndryshojë strategjinë për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e Kosovës”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

Read Entire Article