Lakers fiton edicionin e parë të Kupës në NBA, LeBron James shpallet MVP

10 months ago 28

Los Angeles Lakers kanë fituar trofeun e parë të Kupës së NBA, që është zhvilluar për herë të parë këtë vit.

Në finalen e madhe të zhvilluar në Las Vegas, Lakers kanë triumfuar ndaj Indiana Pacers me 14 pikë diferencë 123:109.

Ka qenë një ndeshjes e dominuar nga Lakers të cilët patën epërsinë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund arritën të fitojnë trofeun e parë të Kupës së NBA.

Anthony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 41 pikë, 20 kërcime, gjashtë asistime dhe katër bllokada.

The @Lakers are the first-ever NBA In-Season Tournament Champions! pic.twitter.com/KngEl3qlVe

— NBA (@NBA) December 10, 2023

Me lojë të mirë u dallua edhe Austin Reaves me 28 pikë, derisa LeBron James shtoi 24 pikë, 11 kërcime, katër asistime e dy topa të vjedhur.

Te Pacers më efikasi ishte Tyrese Haliburton me 20 pikë e 11 kërcime, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

LeBron James is the first-ever NBA In-Season Tournament MVP! pic.twitter.com/VVqIR75EIP

— NBA (@NBA) December 10, 2023

LeBron James u shpall MVP i Kupës së NBA pasi kishte paraqitje të shkëlqyera në të gjitha ndeshjet deri në finalen e madhe.

Kjo ishte hera e parë që NBA organizon garat e Kupës, derisa Lakers dhe James do të futen në histori si skuadra e parë që fiton trofeun dhe lojtari i parë që fiton çmimin MVP. /Telegrafi/

Read Entire Article