Lapaj: Nëse nuk përfaqësohet vullneti i popullit në Parlament, do përballemi në zgjedhje

11 months ago 20
Reklamë
20:57 21/09/2023

I pyetur se çfarë pozicioni do ketë lëvizja e tij në politikë, drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj thekson se sot  Shqipëria nuk ka dy forca të mëdha politike.

Në studion e “Milori Live” në Klan News ai theksoi se vendi gjendet në situatën ku ekzistojnë dy palë: “pengmarrësit dhe të marrurit peng.”

“Aleanca është vetëm me qytetarët, nuk ka të mëdha sepse e di me sa e qeverisin Shqipërinë, me më pak se 26% të votave të të gjithë elektoratit. Të gjithë këta bashkë sot bëjnë më pak se 49% të votuesve të Shqipërisë. Kur flasim për këtë i referohemi qytetarëve, ne jemi dëshmitarë se qeverisja e sotme qëndron në pushtet për shkak të  mungesës së një opozite, ke një ekip futbolli të qeverisë në burg sot dhe pritet që të shkojë dhe një ekip i dytë, rezervat. Ke një opozitë që kanë 4 vjet që zihen, vula, karrigia, brava…

Ndërkohë, shoqëria nuk është e përfaqësuar dhe në këtë pikë i lypset të vetëorganizohet dhe të organizojë flukse të reja, partitë politike nuk janë organizma të përjetshëm, si dhe njerëzit lindin dhe vdesin. Anëtar të një partie nuk të bën lidhja e gjakut, por lidhja për parimet, rregullat dhe bindjet. Këtu ka dy palë tani, pengmarrës dhe të marrurit peng. Ka të korruptuar dhe hajdutë që e kanë katandisur këtë vend që rinia ikën me gomone. Të thuash të vërtetën nuk është sport i thjeshtë në Shqipëri.”

Sipas Lapajt, nëse nuk përfaqësohet vullneti i popullit në Parlament, atëherë lëvizja do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ka nevojë për flukse të reja. Të gjtihë qytetarët kanë thënë si nuk doli një rini, kjo që po bëjmë ne është sakrificë e madhe, po marrim hapa në një Republikë të kapur, do shkojmë qytet më qytet dhe në diasporë për të imponuar ndryshimet. Parlamenti duhet të përfaqësojë vullnetin e popullit, nëse nuk e përfaqësojmë atëherë do përballemi politikisht në zgjedhje. Miratimi i këtyre pikave është reflektim, ta demokratizojmë vendin. Këto nuk janë tagër personal as i Adriatikut, për kauzën duhet të gjithë të bëhemi bashkë, ndaj nuk duhen barriera partiake. Të gjithë bashkë për t’i realizuar, nuk nënkuptoj bashkë në një parti. Unë jam i qartë, ky është rrugëtim, është sot lëvizje dhe do vazhdojë e tillë për të krijuar të gjithë ambientin  e nevojshëm që kjo bimë të rritet.

Kauza për të cilën bëhet fjalë duhet t’i bashkohen të gjithë, nuk ka palë politike. Nga njëra anë janë ata që vjedhin Shqipërinë dhe nga ana tjetër jemi ne që vidhemi. Nëse nuk dëgjohemi masivisht, atëherë do përballemi në zgjedhje. Do u themi qytetarëve do votoni këta që u kanë vjedhur 32 vjet apo këtë ekipin e ri? Absolutisht mund të përballemi, shqiptarët e dinë të vërtetën tashmë, këtu bëhet gabim kur e trajtojnë popullin si inferior. Nëse ti aty lart bën pazar për x ministri, qytetarët bëjnë një legalizim,një vend pune. Nuk bëjnë idealistin kot, por këtu lart tani ka një ekip të ri që thotë gjallë vdekur do luftojmë për të arritur këto 4 pika dhe këto do arrihen, është çështje kohe.”/tvklan.al


Read Entire Article