Lara Colturi, e 9-ta në botë

8 months ago 21
Reklamë
16:16 17/01/2024

Skiatorja e Shqipërisë arrin rezultatin më të mirë në karrierë

Lara Colturi arriti rezultatin më të mirë në karrierën e saj në Kupën e Botës. Skiatorja 17-vjeçare e Shqipërisë u rendit e nënta në Flachau të Austrisë.

Lara vendosi kohën më të mirë në zbritjen e dytë, 23 të qindtat më e shpejtë se Mikaela Shiffrin që fitoi garën. Në këtë mënyrë Lara Colturi u ngjit me 17 pozicione nga zbritja e parë.

“Jam shumë e lumtur përë këtë garë. Më në fund arritja të bëj atë që kam dhënë në stërvitje. Në zbritjen e parë u nisa e 60 në radhë pista ishte jo në gjendje të mirë, por u kualifikova në të dytën ku dhamë maksimumin dhe realizova atë kohë”.

Ndalesa e radhës për Lara Colturi do të jetë fundjavën e ardhshme në Jasna të Sllovakisë. Ajo merr pjesë në garat e Kupës së Botës prej Nëntorit të 2022.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article