Lara Colturi shkëlqen në Kupën e Botës: Rezultati më i mirë në karrierë

10 months ago 27
15:00 26/11/2023

Skiatorja, Lara Colturi vijon të shkëlqejë me flamurin shqiptar. 17-vjeçarja u rendit në vendin e 12-të në Kupën e Botës, në disiplinën e slalomin gjigant. Colturi po dhuron performanca të mira në pistën e Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë pistë ndihem shumë mirë. Kam patur temperaturë, por pata rezultat në garë. Është e mrekullueshme që të jem këtu përkrah skiatorëve më më shumë eksperiencë se unë, pasi kanë dyfishin e moshës time. Jam e gëzuar për këtë rezultat që është më i miri në karrierën time”.

Performanca e mirë në pistë u ndoq edhe nga disa tifozë shqiptarë, të cilët mbështeten skiatoren 17-vjeçare. Lara Colturi u rendit e 17-ta në këtë pistë vitin e kaluar. Skiatorja vjen nga një lëndim i rëndë që e la jashtë pistave për një kohë të gjatë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article