Largohet nga detyra ministri i Jashtëm i Kinës, shkaku ende misterioz

1 year ago 26
Reklamë

Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang u largua nga detyra pas një takimi urgjent, shtatë muaj pas marrjes së postit, ndërsa shkaqet mbeten ende enigmatike.

Autoritetet e kinës kanë preferuar të kursejnë komentet në lidhje me pezullimin e menjëhershëm që iu bë atij. Heshtja zyrtare mbi zhdukjen e tij misterioze ndezi spekulime si në Kinë ashtu edhe jashtë saj.

Detyra tashmë i ka kaluar Wang Yi, teksa zemërimi i vendasve mbetet i lartë.

57-vjeçari, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit kinez Xi Jinping dhe është një nga të emëruarit më të rinj në këtë post në historinë e Kinës. Kritikët deklaruan se pezullimi i Qin Gang nga detyra ishte po aq e papritur sa dhënia e postit.

Përpara se të vendosej përfaqësues i Ministrisë së Jashtme ai ka ndihmuar në organizimin e udhëtimeve të Xi jashtë shtetit, duke i dhënë mundësinë për të punuar me udhëheqësin e Kinës.

Ai ka qenë një ndër të paktë politikën në detyrë që ka zhvilluar takime me shumë personalitete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, Arabisë Saudite dhe shumë të tjerë.

Qin Gang ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët, teksa ka arritur të finalizojë me sukses shumë bashkëpunime.

Top Channel

Read Entire Article