Lautaro Martinez flet për katër golat ndaj Salernitanas – starti më i mirë i tij në Serie A

11 months ago 34
Reklamë

Lautaro Martinez hyri në histori si zëvendësuesi i parë në Serie A që shënoi katër gola në një ndeshje, ku Interi mori një fitore me rëndësi në Salernitana.

Ishte një fitore shumë e nevojshme pas humbjes 2-1 në mesjavës në shtëpi ndaj Sassuolos.

Nerazzurrët nuk ishin në nivel në “Stadio Arechi” derisa Simone Inzaghi shikoi bankinën dhe bëri ndryshime, duke përfshirë edhe futjen në lojën të argjentinasit.

“Ishte vendimtare për ne. Ne humbëm një ndeshje në “San Siro” që nuk mendoj se e merituam, por pranuam dy gola nga gabimet tona, kështu që duhej të fitonim sot”.

“Ne krijuam raste në pjesën e parë dhe nuk i përfunduam ato. Ne u kthyem me vendosmërinë e duhur pas pushimit, atë që Interi duhet ta ketë gjithmonë. Kam shënuar katër gola, por e rëndësishme është që Interi e fitoi ndeshjen”, ka thënë Lautaro Martinez për Sky Sport Italia.

Lautaro Martinez ka fillimin e tij më të mirë nga çdo sezon, duke arritur nëntë gola në shtatë ndeshjet e para të Serie A. /Telegrafi/

Read Entire Article