Lautaro Martinez në histori

11 months ago 33
Reklamë
13:55 01/10/2023

“Poker” golash si zëvëndësues në fitoren e Interit, Hysaj nuk shmang humbjen

Lautaro Martinez konfirmohet lider i Interit në këtë sezon. Sulmuesi argjentinas ishte i jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Salernitanës, duke shënuar të katër golat për shifrat e përgjithshme 0-4. Poker golash të shënuar në harkun kohor të 25 minutave, me Martinez që u hodh nga stoli në minutën e 55-të. Goleada me protagonist kapitenin zikaltër, nisi shtatë minuta më vonë, për të zhbllokuar kështu takimin. Ndërkaq, Martinez tundi rrjetën thuajse në çdo tentativë drejt portës, për tu bërë edhe lojtari i parë zëvendësues që shënon poker golash në historinë e Serie A. 26-vjeçari po përjeton një fillim-sezoni fantastik, pasi deri më tani ka shënuar 10 gola në total, 9 prej të cilëve në 7 javët e para të kampionatit.

“Kam shënuar katër gola, por e rëndësishme është që Interi e fitoi ndeshjen. Trajneri bën zgjedhjet e tij, gjëja e rëndësishme është që ne të gjithë të jemi gati kur na kërkohet të luajmë. Përpiqem të përmirësohem si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Unë kam një familje, dy fëmijë tani dhe kjo më ndihmon të qëndroj i përqendruar.”

Inter kryeson kampionatin së bashku me Milanin me pikë të njëjta, 18. Kuqezinjtë nuk hasën aspak vështirësi përballë Lazios për të fituar 2-0. Elseid Hysaj qëndroi për 90 minuta në krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë një paraqitje të mirë kundër skuadrës nga Milano. Hysaj u vlerësua me notën 6.9 për të qenë ndër lojtarët më të mirë në fushën në radhët e kryeqytetasve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article