Legjenda e Man Utd zgjodhi tre sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme, të gjithë po pyesin nëse ai e ndjek futboll

7 months ago 5

Sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Andy Cole  zgjodhi tre sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme në një intervistë për ESPN dhe tronditi me zgjedhjen e tij.

Ish-përfaqësuesit anglez iu drejtua pyetja: “Cilët janë sulmuesit më të mirë sot?”, dhe megjithëse të gjithë prisnin që të paktën një nga treshja Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Harry Kane të ishte mes tyre, Cole zgjodhi tre veteranë.

“Robert Lewandowski, Karim Benzema dhe ndoshta Cristiano Ronaldo. Trajnerët ndryshojnë, por ata i kanë përmirësuar ndeshjet e tyre”, ka thënë Cole.

Manchester United legend Andy Cole picks his top three strikers 👀 pic.twitter.com/Mrw9k4sRaT

— ESPN UK (@ESPNUK) March 5, 2024

Pas kësaj deklarate, nuk është çudi që njerëzit në rrjetet sociale filluan të pyesin nëse Cole e ndjek futbollin kur la jashtë emra si Mbappe, Haaland apo Kane.

Ndryshe, në mesin dhe fundin e viteve 1990, Cole dhe Dëight Yorke formuan tandemin sulmues vdekjeprurës të Manchester United, dhe në 275 ndeshje për Djajtë e Kuq, ai shënoi 121 gola dhe fitoi pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA dhe një Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/

Dwight Yorke & Andy Cole tearing up the Camp Nou pic.twitter.com/Njt591Q2Pv

— Former Footballers (@FinishedPlayers) February 21, 2024

Read Entire Article