“Legjionarët” gati për aventurën e radhës, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Ukrainë, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj titullarë

1 week ago 41
Reklamë

Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League.

Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 11 titullarët që do ta nisin nga minuta e parë sfidën e shumëpritur.

Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.

/vizionplus.tv

Read Entire Article