“Lëndim i lehtë trupor”/ Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, prokuroria kërkon paraburgim për dy edukatoret

1 year ago 13
Reklamë

Prokuroria e Kosovës ka kërkuar paraburgim për dy edukatoret për rastin e dhunimit të 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj edukatoreve N.M. dhe N.H., të akuzuara për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për  ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore. Rasti i rëndë u bë publik nga vetë familjarët të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.

Top Channel

Read Entire Article