Lëndimi i Raphinas i jep një tjetër goditje Barcelonës, ai pritet të mungojë disa javë

11 months ago 28
Reklamë

Barcelona ka arritur të fitoj një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Sevillas me rezultat minimal 1-0.

Por fitorja ka lënë shije të hidhur te katalunasit, pasi sulmuesi brazilian Raphinha u largua nga ndeshja i lënduar.

Anësori lëshoi fushën në minutën e 37-të dhe tani Barcelona ka dhënë përditësime të reja rreth lëndimit të tij.

𝗖𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗰𝗮𝘁 𝗺𝗲̀𝗱𝗶𝗰

Les proves realitzades han mostrat que 𝗥𝗮𝗽𝗵𝗶𝗻𝗵𝗮 té una lesió al bíceps femoral de la cuixa dreta. És baixa i la seva evolució en marcarà la disponibilitat. pic.twitter.com/Tf9iVKG25b

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 30, 2023

Tani Barcelona ka dhënë detaje rreth lëndimit të brazilianit pasi janë bërë testet mjekësore.

“Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë, Raphinha, tregojnë se ai ka një dëmtim në kofshën e djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, ka shkruar Barcelona.

🔄 Canvi

↑🟢 Fermín
↓🔴 Raphinha #BarçaSevilla pic.twitter.com/owknnl6A1Y

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 29, 2023

Megjithatë mediat në Spanjë kanë raportuar se Raphinha do të mbetet jashtë fushave për tre deri në katër javë.

Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në El Clasico ndaj Real Madridit më 28 tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article