Lëndimi i Serge Gnabryt i shtohet problemeve të Bayern Munich

10 months ago 16

Një ditë pas humbjes së turpshme ndaj Eitracht Frankfurtit, vjen një tjetër lajmi i keq për Bayern Munich.

Serge Gnabry do të mungojë për një periudhë pasi është i lënduar, gjë që e ka bërë të ditur klubi të dielën në mëngjes.

Në ndeshjen kundër Frankfurtit, Gnabry hyri si zëvendësues për Kingsley Coman në minutën e 66-të kur rezultati ishte 4-1, por iu desh të zëvendësohej përsëri vetëm pesë minuta më vonë.

ℹ️ Serge Gnabry fällt aufgrund einer Muskelsehnenverletzung im Oberschenkel vorerst aus.

Gute Besserung, Serge!

— FC Bayern München (@FCBayern) December 10, 2023

Lojtari i krahut do t’i mungojë për momentin trajneri Thomas Tuchel. Lëndimi tij është muskulor në këmbën e majtë dhe ky vit është mbyllur për gjermanin.

Bayern Munich mban vendin e dytë në renditje të Bundesligës me 32 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article