Letonia i dhuroi Ukrainës këtë vit më shumë se 270 automjete të konfiskuara nga shoferët nën ndikimin e alkoolit, shkruan dpa.
Vlera totale e automjeteve është pothuajse një milion euro, raportoi portali letonez Delfi.
Në shkurt, parlamenti letonez vendosi t’i dorëzojë Ukrainës automjetet e sekuestruara pa pagesë, transmeton Telegrafi.
Për shkak të sulmeve ajrore dhe luftimeve ruse, shumë automjete civile në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar. /Telegrafi/