Leverkusen i pathyeshëm/ Skuadra e Xhakës vazhdon kryesimin në Bundesligë

7 months ago 27
Reklamë
19:43 21/01/2024

Fiton me përmbysje ndaj Leipzig

Java e 18 dhuroi një ndeshje për tifozë me zemër të fortë të Bajern Leverkuzen. Skuadra e Xabi Alonsos fitoi në shtesë kundër Lajpcigut me rezulatin 3-2 në transfertë.

Leverkuseni e gjeti veten dy herë në disavantazh, por barazoi, e në fund festoi triumfin. Për Leipzigun shënuan Xavi Simons në të 7 dhe Louis Opena në të 56’.

Autorë të golave për miqtë ishin Tela në të 47’, Jonathan Tah në të 63’ dhe rrjeten e fitores e realizoi Hincapie në shtesë. Shqiptaro-zvicerani Granit Xhaka ishte në fushë nga minuta e parë.

Me suksesin e arritur, Leverkusen shkon në 48 pikë të grumbulluara, ndërsa Lajpcigu ka 33. Edhe Borussia Dortmund fitoi në transfertë 4-0 ndaj Këlnit. Për verdhezinjtë realizuan Malen dy herë, Fuellkrug dhe Moukoko.

Dortmund shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Koln po kalon një moment të vështirë me 11 pikë të grumbulluara. Fitore morën edhe Bohum e Freiburg, ndërsa takimet Darmshtad-Eintraht dhe Haidenhaim-Volsburg u mbyllën në barazim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article