Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dorëzon një draft-propozim në Kuvend për votën e emigrantëve

10 months ago 10

Lëvizja “Shqipëria Behet” ka dorëzuar sot në Kuvend një draft propozim (drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë) për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit Shqipërisë.

Në një dalje për mediat, Edlira Çepani theksoi se Lëvizja kërkon që të nisin procedurat për votën e diasporës.
Mes të tjerash ajo shtoi se te garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit.

“Kërkojmë të nisë procedura për votën e diasporës. Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit. Shqiptaret të votojnë nga vendet ku ata jetojnë.”, tha Çepani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article