Lëvizje e papritur e kryeministrit britanik, Rishi Sunak do të kërkojë zgjedhje të parakohshme

3 months ago 15
Reklamë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të njoftojë sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të papritura të parakohshme në muajin korrik.

Kryeministri do të njoftojë se zgjedhjet do të mbahen në fillim të verës, me spekulime se ato do të mbahen më 4 korrik, pasi pretendoi se inflacioni ishte rikthyer nën kontroll dhe ekonomia po përmirësohej, shkruan theguardian.

Laburistët janë rreth 20 pikë përpara në sondazhe ndërsa Keir Starmer pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë që nga humbja historike e zgjedhjeve gati pesë vjet më parë.

Kryeministri, i cili prej kohësh ka thënë se ndoshta zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit, më parë mendohej se do të priste deri në vjeshtë për të parë se si do të përmirësohet ekonomia.

Megjithatë, Sunak së bashku me bashkëpunëtorët është i bindur se ekonomia nuk ka gjasa të përmirësohet ndjeshëm përpara vjeshtës.

Ndryshe, një zëdhënës i Starmerit deklaroi se “ne jemi plotësisht të gatshëm të shkojmë sa herë që kryeministri të thërrasë zgjedhje”. /Telegrafi/

Read Entire Article