“Lëvizjet e fundit” të Lajçakut dhe vizita në Spanjë – çfarë po “zihet” për dialogun Kosovë-Serbi!

2 months ago 12
Reklamë

Të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në këtë rol.

Me zgjedhjen e e qeverisë së re të BE-së, pritet që edhe ky i fundit të zëvendësohet.

Megjithatë, Miroslav Lajçak kohët e fundit ka qenë vazhdimisht në lëvizje dhe gjithmonë në punë. Të paktën kështu tenton të paraqitet me mesazhet që shpërndan në rrjetet sociale, ku kryefjala e çdo takimi apo eventi është: dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, nuk po shihet ndonjë rezultat pozitiv në këtë pikë dhe se emisari sllovak nuk është shquar për shumë punë, sa ishte pjesë e këtyre bisedimeve.

Për dialogun, por edhe për Ballkanin Perëndimor, Lajçak bisedoi në Madrid me Fernando Mariano Sampedro Marcos, ministër për Europën. “Patëm një diskutim të gjatë dhe të dobishëm lidhur me dialogun dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor”, lexohet në postimin e Lajçakut në rrjetin social X.

Ky takim erdhi pas negociatave që zgjatën mbi 7 orë në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në tryezë u fol për marrëveshjen e normalizimit, aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit e luftës dhe për një marrëveshje për energjinë.

Këto lëvizjet e fundit të Lajçakut, nuk duken shpresëdhënëse, kështu të paktën u shpreh njohësit e politikës për “Bota sot”.

Në përgjithësi, ata kritikuan qasjen e Lajçak, por edhe të Borrellit, në bisedimet Kosovë-Serbi.

Shabani: Lajçak nuk bëri asgjë sa u përket krimeve dhe konflikteve që i shkaktoi Serbia në Kosovë

E këto ‘lëvizje’ të Lajçakut, për “Bota sot” i komentoi njohësi i marrëdhënieve diplomatike, Amir Shabani.

Image

Amir Shabani.

Fillimisht, kishte disa kritika për punën e Lajçakut dhe Borrellit në këto negociata, ku theksoi faktin se të dy vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën.

“Si Lajçak po edhe Borrell nuk janë se kanë kontribuar dukshëm në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ata dy erdhën nga vende që fillimisht nuk e njihnin Kosovën si shtet të pavarur (Sllovakia dhe Spanja) dhe pavarësisht se nuk ndërmjetësuan dialogun në emër të atyre vendeve, ata nuk përfaqësonin plotësisht qëndrimin e BE-së”.

Krahas kësaj, Shabani u tregua edhe më i ashpër me emisarin sllovak, ku tha se e ka toleraur shtetin serb dhe nuk i ka ndëshkuar sulmet dhe konfliket e shkaktuara në Kosovë.

Ai shpresat i ka te shefja re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që do marrë vendin e Borellit.

“Lajçak nuk bëri asgjë sa u përket krimeve dhe konflikteve që i shkaktoi Serbia në Kosovë, si argumente të mjaftueshme për ta detyruar Serbinë në kërkimfalje dhe respektimin e kushteve nga ana e Kosovës.

Kështu që, këto "angazhimet" e fundit të Lajçakut nuk janë se do sjellin ndonjë progres mbi dialogun, aq sa nuk kanë sjellur gjatë tërë mandatit të tij.

Një shpresë ekziston nga shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që do merr vendin e Borellit, e cila ka një marrëdhënie të mirë Kosovën dhe ndoshta gjasat e progresit të dialogut në favor të Kosovës mund të jenë më të rritura”, përfundoi Amir Shabani për “Bota sot”.

Xani: Pse Lajçaku i viziton shtetet që nuk e kanë njohur

Ndërsa, në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” foli edhe njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

Sipas tij, vizitat e fundit të Lajçakut, janë për ta përmbyllë agjendën e tij.

Image

Visar Xani.

Ai nuk pret ndonjë përmirësim apo rezultat, pasi dinamika e diplomacisë është pasive, marrë parasysh zgjedhjet në BE, SHBA.

“Lajçak këto vizita po i përdor vetëm për të përmbyllë agjendën e tij. Edhe pse këto vizita mund të jenë intenzive, rezultati në dialog nuk pritet që të ketë ndikim, për shkak që pothuajse është një fazë që shumë figura brenda besë priten të ndërrohen, zgjedhje në Kosovë, zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo dinamika e diplomacisë dhe prioritetet e saj për momentin mund të jenë më pasive. Dhe në këtë kuptim edhe rezultati mund të jetë shumë më i vogël”, nënvizoi analisti.

Ndër të tjera, shtoi se me ndryshimin e figurave politike në BE, do ketë edhe ndryshim në agjendën e dialogut.

Ai foli edhe për vizitën e Lajçakut në Spanjë dhe prapavijën e saj.

“Përveç kësaj, çdo ndryshim qoftë në qeverisje në Kosovë apo në administratën amerikane, ose edhe në figurat e vetë BE-së, mund të kenë ndryshim në agjendën e ardhshme ose strategjinë e ardhshme të dialogut, kështu që këtu mund të mbeten vetëm përpjekje të tij. Gjithsesi, pse Lajçaku i viziton shtetet që nuk e kanë njohur, ato mund të jenë më rezistuese ë në disa marrëveshje për t'i pranuar, prandaj është me rëndësi që të paktën ato që janë arritur si rezultate të jenë të pranueshme edhe për ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, në njëfarë mënyre, pra të zbutet qëndrimi i tyre karshi realitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, përmbylli Visar Xani për “Bota sot”.

Read Entire Article