Lewandowski nuk e mendon tërheqjen

10 months ago 32
23:57 08/12/2023

Robert Lewandowski është në sezonin e tij të dytë te Barcelona dhe pavarësisht se thotë se ndihet i lumtur duke luajtur për blaugranat, e pranon se procesi i përshtatjes ka pasur momentet e tij të vështira. Në moshën 35-vjeçare, ai nuk po mendon të tërhiqet dhe beson se ka forcën që të jetë në fushë edhe për disa sezone të tjera. Sulmuesi thotë për gazetën spanjolle “Marca” se ndihet mirë fizikisht dhe ka ambicie të dhurojë spektakël dhe gola në fushë.

“Unë nuk mendoj për atë që kam fituar ose atë që kam bërë! Ende e kam atë ndjenjë dhe atë pasion brenda meje! Mendoj se mund të luaj futboll për tre ose katër vjet, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”.

Shifrat e sulmuesit të Barcelonës janë disi më modeste në krahasim me vitin e debutimit të tij. Edhe pse ka humbur tre ndeshje për shkak të dëmtimit të tij nga gjithsej 20 sfida zyrtare, Lewandowski ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë katër asiste.

“E di që ne jemi Barcelona dhe të gjithë presin që jo vetëm të fitojmë, por edhe të shënojmë shumë gola! Në fillim të sezonit, gjithçka nuk ishte perfekte dhe sigurisht nëse nuk krijojmë shumë raste, është e vështirë që të mund të shënojmë gola”.

Në Ligën e Kampionëve ai ka realizuar vetëm një gol, por e di që kualifikimi në të 16-at është një arritje e rëndësishme për Barcelonë pas eliminimit në dy vitet e fundit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article